Categories Lajme

Ish-i dënuari për trafikimin e klandestinëve rrëfen skemat: Shqiptarët kanë paguar deri 28 mijë paund

Fari Lleshi është një ish-i dënuar në Angli për trafikim qeniesh njerëzore me kamionë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se administronte një faqe “Shqiptarët në Londër” dhe shumë shqiptarë paguanin deri në 28 mijë paund për të shkuar në Angli.

Lleshi ka treguar shumë detaje rreth largimit të shqiptarëve si me kamionë dhe gomone, duke theksuar se Anglia nuk është fushë me lule.

“Lashë pas lidhjet e mia si çdo njëri që krijon të ardhurat e familjes së vetë. Atëherë, unë kam pasur një faqe që kontaktonin personat që donin të largoheshin. Të jem i sinqertë unë Anglinë e njoh shumë mirë dhe një person ka arritur deri në 28 mijë paund që ka paguar për të ikur. I kam thënë a je i sigurt se të gjithë e dinë sikur Anglia është fushë me lule.

Nisja bëhet nga Belgjika, Holanda, Franca, këto gjëra i bëjnë të huajt. Shqiptarët janë ndërmjetësues.

Në Angli tani po shkojnë një grup me çuna, një grup me shokë që kanë një bazë të sigurt. Unë nuk kam të bëjë me këto gjëra, po e kam provuar vetë se doja të ikja me gomone.

Në Angli janë shumë pak shqiptarë që bëjnë punë të ndershme. Atje shqiptarët po vrasin njëri-tjetrin. Unë nuk do të ikja më”, rrëfeu ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME