Categories Lajme

Hakerimi i WhatsApp, eksperti i IT: Çfarë po ndodh me të dhënat në ‘darkweb’

Publikimi i të dhënave të hakeruara të WhatsApp në ‘darkweb’ është komentuar nga eksperti i IT Said Duleviç si një enigmë, e cila nuk mund të zbulohet për sa kohë postimi në darkweb është fshirë, dhe nuk dihet nëse këto të dhëna janë blerë nga dikush.

Duleviç shpjegoi se ‘në darkweb janë publikuar disa numra telefoni, nga e gjithë bota, edhe hakerimi i WhatsApp, janë shqetësim, koncepti që diçka ka dalë, i bën njerëzit që të jenë në alarm që të mbrohen pak më tepër.

Vetë WhatsApp nuk e ka konfirmuar si lajm, mund të jenë dhe si të dhëna të mbledhura dhe që kanë dalë në shitje’, tha Duleviç.

Për ekspertin e IT Duleviç, ekspertët dhe vetë kompania WhatsApp e ka të vështirë që të kuptojë se çfarë të dhënash janë marrë dhe çfarë mekanizmi është përdorur, deri në momentin që dikush i blen ato.

‘Ato kanë dalë në shitje, dhe dikush mund ti ketë blerë. Janë shitur me shifra shumë të larta’, tha Duleviç.

Për të, ‘darkweb’ ka shumë vite që funksionon në këtë formë, duke qenë se është anonime, pagesa bëhet me pjesën e Bitcoin, apo kriptomonedhave.

‘Ende dikush nuk i ka marrë, mund të jetë dhe një formë mashtrimi. Edhe vetë WhatsApp nuk e ka konfirmuar, duket si një sulm, nëse del diçka do të dalë me një deklaratë. WhatsApp ka bërë deklarim, nuk është diçka për tu shqetësuar, edhe ata vetë do të japin një sqarim me detaje, nëse kanë dalë me të vërtetë të dhënat, të kuptojnë dhe mënyrën sesi kanë dalë. Edhe ai që ka publikuar të dhënat, nuk e ka sqaruar mirë mekanzmin sesi janë përfituar këto të dhëna’ tha Duleviç.

Sipas Duleviç, pasojat e këtyre hakerimeve po i shohim çdo ditë.

‘Pasojat i kemi parë, nga Telegrami vazhdon që të publikojë lista, kohët e fundit kemi publikuar dhe listat e grupit të gjakut aty. Çdo person duhet të kujdeset për privatësinë e vet’ u shpreh Duleviç.

Mund të mbrohemi duke mos klikuar një link të caktuar, fjalëkalimet nuk duhet të ketë lidhje me emrin tuaj, ditëlindjen tuaj, apo emrin e fëmijës tuaj, duhet të vendosen fjalëkalime që mbajnë shkronja të mëdha, numra si dhe të jenë më të gjata se 10 karaktere’. Jo të njëjtat fjalëkalime për llogari të ndryshme, sepse nëse hakerohet njëra, hakerohen të gjitha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME