Categories Sport

Halili konfirmon trajnerin Egbo, premton 4-5 blerje cilësore pas titullit kampion

Tirana e ka festuar sipas mundësive të lejuara titullin e 25-të kampion. Natyrisht, do të klishte dashur ta “digjte fare” me tifozët e saj, por situate epandemisë së Covid-19 ka krijuar kushtëzimet e veta. Presidenti Refik halili nuk I ka mbajtur dot lotët për këtë sukses, për trofeun që e rikthen pas 11 vitesh te bardheblutë. Nga zbritja në Kategorinë e Parë te shpallja kampion është një kapërcim madh, por e dyta për Tiranën duket si “bukë me djathtë”, nëse i referohemi historisë së saj. Duke komentuar triumfin dhe atë që pritet të ndodhë me 25 herë kampionët e vendit në vazhdim, Refik Halili do të shprehej kështu për “Supersport”:

“Të gjthë kanë kontribuar në këtë sukses dhe nuk bëj dallime. Kemi bërë një merkato të mirë dhe sot kemi fituar titullin e 25-të. Shpresoj të na kthejnë 3 trofetë e munguar. Skuadra ka shumë nevojë për një staf më të gjerë. Ka nevojë për një psikolog e këtë rol e kam bërë disa herë edhe si prind. Kthesa erdhi në derbin ndaj Partizanit, u kemi bërë disa herë presione lojtarëve që nëse nuk fitoni, për çfarë iu paguajmë. Madje i kemi paguar më shumë seç kanë kontratën.

Kemi bërë një pakt me Egbo dhe ai do të jetë trajner i klubit të Tiranës. Do të ulemi të biem dakort për çështjen financiare, që është kryesorja Dua të ketë një staf akoma më të plotë. Blerja më e bujshme? Brenda datës 5 ose 10 gusht do të kemi 4-5 blerje. Do t’i shikojmë në fushë sa të mirë do të jenë. Roli i stafit? Unë mendoj se skuadra ka nevojë për një ndihmëstrajner tjetër, por do t’ia lë në dorë Egbos që ta zgjedhë. Duam që në Europë të mos jemi kalimtarë dhe për këtë po punojmë me stafin për merkaton. Duam të kalojmë turet në Europë, për këtë arsye e kemi nisur punën më shpejt.

Lojtarët e konfirmuar? Kemi bërë marrëveshje të re me Torasa, Cobinah e kemi nën kontratë. Do të ulemi me lojtarët e të bisedojmë. Mund të them që Batha e Hoxhallari do të jenë pjesë e skuadrës sonë edhe sezonin tjetër. Kemi folur me Ngoo para dy ditësh dhe besoj se do të arrijmë marrëveshje për një sezon tjetër, nesë biem dakort.

Pikënisje për të dominuar kampionatin shqiptar? Këto blerje që do të bëjmë i për në Europë, pastaj them se do të jemi të denjë edhe për në Superligë. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët e trajnerët e Superiores, vitin tjetër uroj të jetë një kampionat më i bukur. Falënderoj gjithashtu edhe FSHF-në për punën e bërë. Kupa? Skuadra nuk ka qenë në nivelin e duhur, pasi e kemi fituar titullin, por shpresoj që të gjejë forca për të hyrë në lojë, për të bërë ndeshje të mira, si gjithë sezonin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME