Categories Lajme

Halim Kosova: Komisioni i PD më s’kualifikoi se nuk shaja PS dhe më thanë se jam i lodhur

Mjeku i njohur Halim Kosova, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe ish-kandidat i PD për bashkinë e Tiranës, është shprehur i keqardhur për skualifikimin e tij nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave në PD. Në një intervistë televizive Kosova ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin dhe ish-presidentin, Bujar Nishani për skualifikimin nga gara.

“Shkova dhe trokita tek dera e PD. I thashë që unë kam mundësinë që t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, në pastërtinë e figurës, kam mundësinë që të dal të bëj vizita falas, ta shoh sektorin shëndetësor, cep më cep. Pavarësisht informacionit që kam nga pacientët, por kur e sheh është komplet ndryshe”, tha Kosova. “Mirëpo dera ishte e mbyllur, i rashë disa herë dhe nuk u përgjigj njeri. Sa duke ikur dëgjoj zëra dhe i bie më fort, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë i cili më thotë: “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin””, u shpreh Kosova.

Dhe faktikisht, theksoi Kosova, “ky komision mua më ka seleksionuar. Ky komision thotë që kam dy karakteristika të këqija, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh në fakt, sikur kam shkuar të shaj njeri unë aty”. Dhe e dyta, u shpreh Kosova, Nishani e skualifikoi pasi tha se, ”ky është i lodhur”. Teksa vetë Nishani, tha Kosova, thotë unë do shkoj të jap kontribut në PD se jam gjak i ri. “Kjo nuk e di si mund të ndodhë”, tha Kosova.

“Megjithatë unë jam tip luftarak, se jetën nuk e kam pasur lisho, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen, nuk ka njeri që më ndalon, nuk ka njeri që më ndalon për të mirën e PD-së dhe për të mirën e vendit”, u shpreh ai. Kosova shtoi se njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë, por edhe i opozitës.

“Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë, por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë, duhet të jetë dhe një opozitë që të thojë se për 4 muaj unë do ta ndryshoj vendin, dhe unë do të luftoj për ta thënë këtë”, tha ai. “Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besimin e njerëzve te PD”, u shpreh Kosova.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME