Categories Lajme

Hani i Hotit/ Normalizohen flukset e qarkullimit me Malin e Zi, vendi i parë që ka hapur plotësisht kufirin me Shqipërinë

Flukset e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve drejt Malit të Zi po shkojnë drejt normalitetit, pas vendosjes së standardit të njëjtë nga të dy shtetet lidhur me lirinë e lëvizjes në kuadër të situatës së shkaktuar nga COVID-19. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte sot në pikën e kalimit kufitar të Hanin të Hotit, ku konstatoi se po shkon drejt normalitetit, si fluksi i qarkullimit të qytetarëve edhe ai i lëvizjes së mallrave. “Është rasti për ta falënderuar qeverinë e Malit të Zi për vendosjen e të njëjtit standard në lirinë e qarkullimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në këtë pikë. Mali i Zi është vendi i parë që e ka hapur plotësisht qarkullimin me ne dhe po ashtu ne me ta”, tha Lleshaj.

Ai theksoi se “mbetet me rëndësi për forcat e Policisë së Shtetit rritja e vëmendjes tani që shtohet fluksi i lëvizjes dhe është liruar tërësisht regjimi për të mbajtur në kontroll sigurinë, në kuptimin e kontrollit të emigracionit të paligjshëm”. “Me lirinë e lëvizjes rritet fluksi dhe potenciali për rreziqe të caktuara nga emigracioni i paligjshëm. Ka filluar tashmë zbatimi i një plani intensiv për kontrollin e këtij emigracioni por kontrolli i emigracionit të paligjshëm mbetet një sfidë për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, që të frenohen të gjitha rreziqet që lidhen me flukset e pakontrolluara, duke filluar nga jugu në veri. Është detyrë e rëndësishme që Policia e Kufirit në tërësi të rrisë masat e kontrollit për të reduktuar çdo risk që lidhet me këtë emigracion”, tha Lleshaj.

Ai theksoi se “me hapjen e sezonit turistik do të shtohen shumë kërkesat ndaj Policisë për të forcuar shërbimet pa penguar qarkullimin e lirë”. “Përkundrazi duke e nxitur, por njëkohësisht duke u kujdesur që qarkullimi i lirë të mos kompromentojë lirinë e lëvizjes dhe sezonin turistik, prej të cilit ne shpresojmë që të marrim kompensimet e nevojshme pas një periudhe të gjatë izolimi dhe kufizimesh”, tha Ministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME