Categories Lajme

Hapet tërësisht pista e Aeroportit të Vlorës / Punimet në fazen e dytë. Fluturimi i parë në 2025

Pas 11 muajsh nga nisja e punimeve, vendi ku po ndërtohet Aeroporti  i Vlorës ka marrë këtë pamje.

Pista prej 3.2 kilometrash, më e gjata në Shqipëri është hapur krejtësisht. Prej tre muajsh puna është fokusuar në krijimin e bazamentit përmes shtresave me çakull.

Dorina Halili: Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po i nënshtrohet fazës së dytë të punimeve. Hedhja e shtresës së parë të çakullit pritet të zgjasë deri në fund të vitit.

Egra Ibrahimi (Projekt-menaxhere):Kemi arritur në 1.8 kilometra mbushje të taxiëay, pasi bëhet faza e parë e mbushjes kemi dhe dy mbushje të tjera po me nga 50 cm. Pasi të mbarojë mbushja e taxiëay do vazhdojmë me mbushjen e pistës.

Pas kësaj faze, në vitin 2023 do fillojë ndërtimi i godinave. Kulla e vrojtimit do jetë e para që do duket mbi sipërfaqe.

 Egra Ibrahimi (Projekt-menaxhere): Viti 2023 do bëjë edhe diferencën me shikim tyë lirë të punimeve në Aeroportin e Vlorës, do jetë ndërtimi i kullës 40 metra e lartë dhe fillimi i ndërtimit të terminalit rreth 1800 metra katrorë.

Paralelisht me dyshemene e aeroportit po punohet për rrethimin e sipërfaqes prej 309 hektarësh.  25% e rrethimit ka përfunduar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet me një vlerë prej 104 milionë eurosh nga një konsorcium i përbërë me tre kompani, dy nga Kosova dhe një nga Turqia. Aeroporti parashikohet të jetë gati për fluturimin e parë në vitin 2025.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME