Categories Lajme

“Hapja e kazinove”, Paloka: Edi Rama një mashtrues ordiner, ja si gënjeu shqiptarët për lojërat e fatit

Nënkryetari i PD Edi Paloka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Edi Rama më herët qante për hapjen e kazinove, ndërsa tashmë e bën fakt të kryer këtë hap. Paloka thekson se Rama është në ditët e tij të fundit në qeverisje, duke shtuar se duhet të përgjigjet nëse po i shërben apo jo krimit të organizuar.

POSTIMI: Në lojën e tij mafioze për pushtet, Edi Rama qante me lot krokodili dy vjet më parë për dëmin që bixhozi u sillte familjeve. Pjesë e spektaklit ishte dhe gjoja tronditja e tij se të dënuarit në burgun 313 po i kërcënonin deputetët. Edhe pse vepër penale, nuk u mor kurrë ndonjë masë për ata që kërcënuan deputetët, sepse personat pas hekurave të burgut, janë pushtetarët e vertetë në këtë vend. Edi Rama sot ka harruar gratë e përvuajtura, që i përdor sa herë i duhen për spektaklin e tij dhe për pazaret e tij të fëlliqura, duke vendosur edhe një herë tjetër t’i shërbejë krimit dhe pastrimit të parave, përmes lejimit të lojrave të fatit. Sot, ka disa pyetje që Edi Rama duhet t’u kthejë përgjigje. Këto përgjgije duhet të kërkohen menjëherë edhe nga SPAK.

  1. Për llogari të cilit të burgosur te 313-ta po lejon sërish lojrat e fatit?
  2. Për llogari të kujt i mbylle 2 vjet më parë?
  3. Pse e more këtë vendim në fshehtesi dhe me nxitim në kulmin e krizës, ku shqiptarët po vuajnë për ushqimin e përditshëm?
  4. A është ndonjëri nga ata më të cilët ishe mbrëmë përfitues i këtij vendimi?
  5. Çfarë pazari mbylle me shoket e përgjimeve të Vangjushit?

Shqiptaret e dinë se ditët e Ramës janë të numëruara. Ata e shohin çdo ditë e me qartë se çfarë mashtruesi ordiner është Edi Rama dhe sesi, për pushtetin e tij, është gati të bëjë pazar edhe me kufijtë dhe të mashtrojë çdo qytetar pa iu dridhur syri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME