Categories Lajme

Hapja e shkollave, Pipero: Lajmi më i mirë i mundshëm, gjysma e dytë e shtatorit do të këtë numër të reduktuar

Mjeki infeksionist Pëllumb Pipero i ftuar në Fax News tha se hapja e shkollave është lajmi më i mirë i mundshëm që mund të ketë marrë në këtë situatë. Sipas tij të gjithë duhet të kemi kujdes dhe zbatohet rregullat e higjienës.

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm i marrë në këtë situatë sa i përket hapjes së shkollave, kam qenë dhe jam partizan i hapjes së shkollave. Hapja nuk do të thotë se nuk kemi virusi, por të gjithë duhet të kemi kujdes., protokollet duhet të jenë optimale dhe të mundshme.

Do të këshilloja që prindërit fëmijët e tyre të jenë të kujdesshëm, t’i këshillojnë që të lajnë duart me ujë dhe sapun dhe shkollat të krijojnë kushte. Të dyja palët respektojnë protokollet dhe nuk ka asgjë të keqe. Duhet të bëjnë kujdes për personelin me mësuesve për të monitoruar temperaturën. Fëmijët kanë rrallë shenja klinike. Hapja e shkollave nuk duhet pare me skepticizëm është një vendim i drejtë. Duhet të aplikohen protokolle të zbatueshme për higjienën.

Unë besoj se institucionet arsimore, janë më të kontrolluar më të përgjegjshme, nuk mund ta krahasoj me baret dhe restorante. Nxitohen shpesh pse doli një mësues të mbyllim shkollë, është vendimi më i keq i mundshëm dhe i gabuar. Mbylla nuk është zgjidhje është zgjedhje e përkohshme dhe sa më e shkurtër aq më e mirë është. Nuk duhet të kemi frikë duhet të kemi kujdesin maksimal.”- tha Pipero.

Pipero tha po ashtu gjatë intervistës, se gjysma e dytë e shtatorit, mund të ketë numra personash të infektuar më të reduktuar. Ndërkohë që sipas tij mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit, si pasojë edhe e gripit stinor.

“Gjysma e dytë e shatorit mund të ketë numra më të reduktuar. Mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Fillimi i tetorit është mirë të për të filluar vaksnimin stinor dhe për fashava të caktuara të popullsisë të cilat janë më të riskuar duhet ta marrin falas.”- tha Pipero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME