Categories Lajme

Maqedonia e Veriut 115 raste të reja me Covid-19

24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore, janë shënuar tri viktima dhe 115 raste të reja me Covid-19. Ndërsa 225 persona janë shëruar.

Ky është njoftimi i plotë i MSh-së: 225 persona të cilët për një kohë kanë luftuar me virusin korona, gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9977. Numër tre shifrorë të të shëruarve ka regjistruar Shkupi, 146. Kryeqyteti qëndron në krye të listës edhe për numrin e të infektuarve, me 32 të prekur nga gjithsej 115 sa kanë rezultuar pozitiv nga 1825 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit.

Numër dyshifrorë të të infektuarve ka Shtipi 14, Gostivari, 11, dhe Tetova 10. Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrit në vendin tonë është 13 308. 2774 raste vazhdojnë të jenë aktive, në 31 qytete.

Edhe në raportin e sotëm informohet për tre viktima. Dy prej tyre, një 62 dhe një 68 vjeçar janë nga kryeqyteti, ndërsa viktima e tretë 68 vjeç është nga Struga. Numri i viktimave arriti në 557 dhe më shumë se gjysma e tyre janë në Shkup. Në Klinikën Infektive kujdes mjekësorë marrin 78 pacient, nga të cilët 40 pranojnë terapi oksigjeni. Ndërsa në Spitalin “8 shtatori” janë të shtrirë 69 pacientë, 4 prej të cilëve në frymëmarrje artificiale. Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 50.16% e të infektuarve janë meshkuj, ndërsa 49.84% femra. Edhe sa i përket përqindjes së viktimave, 63.07 prej tyre janë meshkuj, ndërsa 36.93% jane femra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME