Categories Politike

BE mbështet propozimin e Ramës për ndërmjetësimin e dialogut mes palëve në Bjellorusi

Bashkimi Evropian ka mbështetur propozimin e kryeministrit Edi Rama për ndërmjetësimin e OSBE në dialogun mes palëve në Bjellorusi. Në një reagim, BE deklaron se unioni është i gatshëm “të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej bisedimet nëse kërkohet.”

Në reagim thuhet ndër të tjera: “Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për të lehtësuar një mënyrë paqësore dhe konstruktive për të dalë nga kriza. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej nëse kërkohet. Si një shtet anëtar i OSBE-së, shpresojmë që Rusia të ketë një ndikim pozitiv në mbështetjen e propozimeve të tilla.” Kujtojmë këtu se kryeministri Rama, në cilësinë e kryetarit në detyrë të OSBE-së i ka ofruar Bjellorusisë të ndërmjetësojë një dialog mes qeverisë dhe opozitës për zgjidhjen e situatës së krijuar pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Të enjten Përfaqësuesi i Lartë Zv/Presidenti Josep Borrell foli me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, për situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Në deklaratën e BE, thuhet gjithashtu se sa i përket Bjellorusisë, Josep Borrell është shprehur se Unioni konsideron se zgjedhjet ne Bjellorusi nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, ndërsa shtohet se për këtë arsye BE nuk i njeh rezultatet. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME