Categories Lajme

Hapja e shkollave/ Zbardhet udhërrëfyesi i ISHP-së: Si do të bëhet mësimi

Në pilotimin e parë për hapjen e shkollave më 18 maj për maturantët, ekspertët e Shëndetit Publik hartuan protokollin e masave se si do të bëhej mësim. Ministria e shëndetësisë po harton strategjinë e re për funksionimin e shkollave, tanimë me kapacitet të plotë. Por, në vija të përgjithshme, udhërrëfyesi i hartuar që në 4 maj vlen. Hyrje-daljet e nxënësve në shkolla do të bëhen me grafik dhe sipas një skeme të mirëpërcaktuar nga drejtuesit.

Radhë dyshe në oborr në pritje të mësimit nuk do të ketë.
Një distancë 1.5 deri në 2 metra do të duhet të respektohet si në ambientet e jashtme, ashtu edhe në klasa. Daljet në korridor për nxënësit janë të përjashtuara. Ushqimi në klasë, gjithashtu. Një personel nga shkolla do të ngarkohet çdo ditë në hyrje të derës për të matur temperaturën me termometër dixhital, si dhe dezinfektimin e duarve të nxënësve.

Kontrolli i shamisë me vete në kohët e dikurshme, tanimë zëvendësohet me maskë. Edhe gjatë orëve mësimore, nxënësve do t’u flitet vazhdimisht për kontrollin e higjienës, ndërsa shkolla duhet të kryejë çdo ditë pas mësimit dezinfektimin e ambienteve.

Udhërrëfyesi shkon më tej, duke kërkuar për çdo prind, që çdo ditë të plotësojë një formular vetëdeklarimi për situatën shëndetësore, e cila do t’u shërbente epidemiologëve për hetimin e një vatre të mundshme infeksioni. Nuk dihet se ku mund të nënshkruhet kjo deklaratë nga prindi, i cili, po sipas të njëjtit dokument, nuk lejohet të futet brenda mjediseve të shkollës për asnjë arsye.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME