Categories Politike

Haradinaj këshillon Kurtin: Zbatoje reciprocitetin, por mbaje ‘taksën 100 %’ ndaj Serbisë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, gjatë një interviste, ka sqaruar se ai ka qenë ideatori kryesor, që të vendoset taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.Sipas Haradinaj, kur është vendosur taksa prej 10% ndaj Serbisë, ka qenë ai i pari që ka planifikuar që të kalohet në 100 % dhe jo Kadri Veseli, si dhe janë bërë analiza të vazhdueshme para se të vendoset taksa prej 100 për qind.“Para se të vendosim taksën, jemi konsultuar me policinë, doganat dhe institucionet e tjera, se nëse e vendosim këtë tarifë, a do të kemi mundësi ta mbajmë dhe jemi dakorduar që po”, ka thënë Haradinaj.Qeveria e re nuk duhet të heqë taksën ndaj Serbisë deri në njohje, ku as Albin Kurti, as Vjosa Osmani, nuk do të kenë nevojë që të frikësohen nga taksa sepse ndërkombëtarët nuk do të kërkojnë që të hiqet.“Nuk kanë arsye që ta heqin taksën sepse tema e taksës është konsumuar dhe ndërkombëtarët as që do t’ia kërkojnë që ta heqin dhe besoj që Albin Kurti nuk do ta heqë atë”, ka theksuar Haradinaj.Gjithashtu Haradinaj ka thënë se Albin Kurti mund ta zbatojë reciprocitetin por edhe ta mbajë në fuqi taksën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME