Categories Politike

Haradinaj takohet me Schutz: Gjermania, tejet e nevojshme për Kosovën

Kosova dhe Gjermania suksesshëm kanë thelluar bashkëpunimin bilateral në fushën politike dhe ekonomike, si një e arritur e madhe strategjike për vendin dhe rajonin,” tha sot Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë i Kosovës pas takimit me znj. Susanne Schütz, Drejtoreshën për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane.

Haradinaj tha se në takim theksoi se ” Kosova është e fokusuar në avancimin e partneritetit me shtetin gjerman, siç kemi punuar shumë në jetësimin projekteve ekonomike si ITP në Prizren dhe Sowi Kosova dhe ngjashëm edhe në aspektin politik, duke e falënderuar këtë vend për qëndrimin konsistent në mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

Po ashtu, shpreha gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, të kornizuar që çon në marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në partneritet të mirë me të gjitha vendet e rajonit.

Përmenda suksesin e Kosovës në procesin e fundit zgjedhor në vend dhe pritjet që kemi për konstituimin sa më të shpejt të Qeverisë së re dhe marrjen e përgjegjësive për proceset e rëndësishme që e presin vendin.

Kosova ka arritur të krijoj aleatë të fuqishëm dhe përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për të vazhduar integrimin e vendit në familjen e madhe europiane dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, kushtet për të cilin fakt, vendi tashmë i ka plotësuar.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME