Categories Lajme

“Haram e paç Lulzim Basha”, demokrati ngre dolli për Berishën në “foltore”

Lideri historik i PD u takua ditën e sotme me demokratët në Berat, nga ku u shpreh se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në krye të kësaj partie.

Siç ka ndodhur dhe në takimet e tjera, në këtë takim folën edhe qytetarët, të cilët pyetën Berishën por dhanë dhe mendimet e tyre për situatën në PD. Një nga demokratët shprehur kritika ndaj Bashës, teksa nxori një shishe me alkool dhe ngriti dolli për ish-kryeministrin. ‘

’Kam mendimin tim personal që shpallja e Sali Berishës non grata… nga kush? Nga Amerika. Nga cila Amerikë? Nga kjo Amerikë që bekoi mbushjen e territorit tonë me drogë. Nga kjo Amerikë që ka certifikuar qeverinë më satanike që ka parë historia 100 vjeçare shqiptare. Kjo Amerikë që ne helmoheshim atje dhe bënte sehir. Jo kjo Amerikë burokratike nuk është Amerika që kam ëndërruar unë, që kanë ëndërruar këta burra dhe gra këtu. Do ju lutem se unë jam pensionist dhe s’më bie radha më dhe do ma bëni hallall, dikush do ta falenderojë që më dëgjon, po dikë do ta falenderoj që më duron.

“Do t’i bëjë thirrje Lulzim Bashës. Zoti Basha, haram e paç mundimin tim, që në çadër u plevitosa dhe haram e paç rezistencën time te parlamenti, që u helmuam me gaz. Në kohën që ne arrinim t’i rrëzonim poshtë poturet e Edi Ramës, ti vije ia ngrije poturet. Zoti Basha, largohu, hiqe këmborën se nuk e tund dot, se këmbora do zverk, nuk do baluke. Nuk do ta zgjas shumë dhe dy sekonda se kam një dolli për zotin Berishën.’’Reporteri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME