Categories Lajme

Harry e Meghan tërhiqen nga familja mbretërore

Ajo që diskutohej prej muajsh dhe u aludua gjatë mesazhit të Mbretëreshës Elisabeta e Dytë për Krishtlindje u vërtetua.  Duka dhe Dukesha e Sussex Princi Harry dhe Meghan, njoftuan tërheqjen e tyre nga roli i lartë mbretëror dhe ndarjen e kohës midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.  Në një deklaratë të shpërndarë nga Pallati Buckingham, çifti tha se “synon të formësojë një rol të ri brenda këtij institucioni.”  Gjithashtu çifti tha se do të punojnë për t’u bërë më të pavarur financiarisht.

Tetorin e kaluar, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan shfaqën publikisht frustrimin dhe vështirësitë që kishin në jetën e tyre si pjesëtarë të familjes mbretërore. Në deklaratën e tyre ata theksojnë se ky vendim erdhi pas disa muaj reflektimi dhe diskutimi të brendshëm.  “Ne do të tërhiqemi nga roli ynë si anëtarë të lartë të familjes mbretërore, por ne do të vazhdojmë të mbështesim Madhërinë e Saj, Mbretëreshën,” thekson deklarata.

Ndarja e tyre me familjen mbretërore u pa gjatë festimit të Krishtlindjes. Çifti kaloi më shumë kohë në Kanada, me djalin e tyre Archie. Ra në se fotografia e tyre mungonte nga tryeza e Mbretëreshës Elisabeta e Dytë gjatë mesazhit tradicional që ajo përcjell për Krishtlindje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME