Categories Lajme

Hartat në arkivat greke, Shqipëria shtrihet deri në Prevezë

Është zbuluar një hartë të fillimit të shekullit XX ku territori deri në Prevezë njihet si zonë e Shqipërisë Edhe pse Greqia prej vitesh pretendon se territoret e saj janë uzurpuar nga shqiptarët, fakte të reja dalin në dritë që hedhin poshtë teorinë e ngritur prej tyre.

Këto fakte nuk dalin nga studiues shqiptarë as nga arkivat e Shqipërisë, por nga vetë arkivat e shtetit grek. Gazeta “Kombëtare” ka arritur të siguroi një hartë të fillimit të shekullit të XX, e cila gjendet në Arkivën Shtetërore të Greqisë.

Harta në fjalë paraqet relievin e ishullit të Korfuzit dhe përballë tij në territorin që nis nga Konispoli deri në Prevezë shkruhet në gjuhën frënge, Epiri ose Shqipëria e ulët.

Më këtë fakt, provohet dhe një herë se të gjitha pretendimet e ngritura nga Greqia nuk kanë asnjë mbështetje historike dhe dokumentare.

Janë vetë arkivat e shtetit fqinj, të cilat konfirmojnë faktin se ky territor, i zënë sot nga Greqia dhe i njohur me emrin Çamëri ka qenë pjesë e Shqipërisë. Por me këtë fakt, rrëzohet dhe teza shekullore e Greqisë se Epiri është Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME