Nisur nga Grida Duma, Reme Lala, Blerina Gjylameti, Majlinda Bregu e shumë të tjera, janë emrat më të lakuar të politikaneve femra që kanë spikatur dikur, e vazhdojnë të lënë mbresa me pamjen e tyre në parlamentin e Shqipërisë.
Ato bien menjëherë në sy për veshjet e shtrenjta dhe pamjen e kuruar deri në detaj.
Shpeshherë janë vënë ën qendër të mediave rozë për luksin e shthurur në veshje dhe fuoristradat e shtrenjta.
Në dallim nga kolegët e tyre meshkuj, politikanet femra më të spikatura në Shqipëri diskutohen shumë edhe për mënyrën e veshjes, që shpesh ka qenë ën qendër të kritikave duke iu përmbajtur kodit etik të parlamentit.
Megjithatë, në fotogalerinë e mëposhtme do të gjeni politikanet femra që njihen për bukurinë e tyre fizike, apo qejfin në të shpenzuar për veshje luksi.



