Categories Kuriozitete

Hedh macen dhe pi birra gjatë videokonferencës, politikani amerikan jep dorëheqjen (Video)

Një gjest jo i hijshëm i ka kushtuar shtrenjtë një politikani në SHBA. Gjatë një videokonference Chris Platzer, anëtar i komisionit të planifikimit ekonomik të Vallejo-s, në Kaliforni, ka hedhur macen tej pasi ia ka prezatuar të gjithë anëtarëve të tjerë. Një gjest që nuk mbeti brenda asaj videoconference filloi të qarkullojë në internet derisa ai u detyrua të jepte dorëheqjen. Ngjarja ka ndodhur më 20 prill kur politikani ishte në një video konferencë punë në kohën e koronavirusit.

“Më parë dua t’ju prezantoj macen time”- ka thënë Chris Platzer. Pak çaste më vonë ai e hedh tek atë me të dyja duart. Disa nga kolegët e tij mbetën të habitur nga gjesti i politikanit. Më pas ai ka kërkuar edhe falje për gjestin e tij.

“Gjatë mbledhjes nuk u solla siç i ka hije një një komisioneri përgjegjës për planifikimin dhe kërkoj falje për çdo dëm që mund të kem shkaktuar. Të gjithë jetojmë në periudha të pasigurta dhe unë, si shumë prej jush, jam duke u përshtatur me një normalitet të ri”- tha Chris Platzer. Por hedhja e maces nuk është sjellja e vetme e papërshtatshme e komisionerit. Gjatë së njëjtës lidhje ai ishte parë duke pirë birrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

Ndërsa viti po i afrohet fundit, universi është gjithçka përveçse i qetë. Dhe për disa,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME