Categories Lajme

“Helmi në gjimnaz”, habit nxënësi: Na thanë që ishte një stërvitje, se si do reagonim në raste emergjente (VIDEO)

Ndërsa janë të paqarta shkaqet e helmimit të gjimnazistëve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, vijnë edhe deklaratat e para nga vetë nxënësit.

Njëri prej tyre, i pyetur nga gazetari i News 24, Ervis Kuçi shprehet se mes tyre ishte hapur lajmi për një alarm fals, për një stërvitje apo eksperimet që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

“Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente. Nxënësit janë të traumatizuar si të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme”.

Ai tha ndër të tjera se nxënësit kishin probleme në frymëmarrje, marrje mendsh dhe debulesë të përgjithshme.

Kujtojmë se deri më tani mbi 30 nxënës kanë shfaqur probleme e janë transportuar me ambulanca e makina private drejt spitalit.

Kujtojmë se një javë më parë 6 nxënës të kësaj shkolle u helmuan në laboratorin e orës së Kimisë, për shkak të një reaksioni kimik.bw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME