Categories Lajme

“Heqja e statusit, mund t’i hapte terren abuzimeve”- BIRN: Shoqëria civile fiton “betejën” ligjore kundër zvogëlimit të zonave të mbrojtura

Organizatat mjedisore dhe ato të ndihmës juridike arritën të mërkurën fitoren e parë në betejën ligjore kundër zvogëlimit të zonave të mbrojtura.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, 11 organizata mjedisore dhe ligjore në Shqipëri lajmëruan të mërkurën se në Gjykatën e Apelit u arrit kundërshtimi gjyqësor i dy vendimeve të Këshillit të Ministrave mbi zvogëlimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vendin tonë.

“Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar të legjitimojë 11 organizata të shoqërisë civile, të njohura për aktivitetin e tyre pro mjedisit, për të kundërshtuar vendimet që kanë zvogëluar sipërfaqet dhe kanë ulur statusin e disa prej Zonave të Mbrojtura të vendit tonë”, citohet në deklaratën e përbashkët për shtyp, duke e cilësuar këtë si një hap të drejtë për mbrojtjen e mjedisit.

Specifikisht u arritën kundërshtimet gjyqësore të VKM-së nr.59 të datës 26.01.2022, “Për Miratimin e Ndryshimit të Statusit dhe Sipërfaqes së Ekosistemeve Natyrore të Parkut Kombëtar (Kategoria II) të Zonave të Mbrojtura Mjedisore dhe të VKM-së nr.60 të datës 26.1.2022, “Për Shpalljen e Ekosistemeve Natyrore, Rezervave Natyrore të Parkut të Menaxhuar/Natyral (Kategoria IV)”.

“Zonat e mbrojtura që rrezikoheshin prej zvogëlimit të sipërfaqeve të parashikuar në VKM-në 59 përfshijnë parqet kombëtare të Butrintit, Divjakës, Dajtit, Qaftshtamës, Zall Gjoçaj, Shebenik, si edhe parqet natyrore të Korab Koritnik, Bredhi i Kardhiqit, Karaburun, Kune-Vain Tale, Patok-Fushëkuqe Ishim, dhe Liqenin e Shkodrës të rrezikuar nga VKM 60”, saktësoi për BIRN Besjana Shehu, bashkëthemeluese dhe anëtare e Bordit të Këshillimit pranë Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë AOS.

Sipas aktivistëve mjedisorëve, heqja e statusit të zonës së mbrojtur apo zvogëlimi i sipërfaqes së tyre mund t’i hapte terren investimeve të mundshme apo abuzimeve të natyravë të tjera në këto zona.

“Pas kundërshtimit të këtyre VKM-ve kthehet kthehet statusi i mbrojtjes të sipërfaqeve të hequra nga Zonat e Mbrojtura, e si rrjedhojë ndalohen dhe zhvillimet e mundshme infrastrukturore të paqëndrueshme në këto zona”, përfundoi Shehu. /BIRN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME