Categories Lajme

Heqja e taksës ndaj Serbisë, flet Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ndërsa ka folur sot për heqjen e taksës nuk ka dhënë një afat se kur do ta marrë një vendim të tillë, por ka thënë se këtë do ta bëjë pasi të marrë rekomandimet nga grupi punues që do të formohet nga Ministria e Tregtisë ku pjesë do të jenë organizata që merren me ekonominë dhe prodhuesit vendor.

Ai tha se parimet e reciprocitetit që do të nxirren nga Qeveria e Kosovës do të jenë të bazuara në parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe në CEFTA.

“Ministrja Rozeta Hajdari ka bërë edhe disa hapa që na sjellin më afër heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit të plotë. Rozeta tashmë ka marrë vendim për të krijuar grupin punues me anëtarët nga Departamenti i Tregtisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afaristëve të Kosovës, Doagana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës. Ky grup do t’i përmbledh të gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit”, ka deklaruar Kurti sot në Konventën e Prodhuesve të Kosovës.

Kurti tha se nuk do të marrë vendime për ekonominë e prodhimtarinë pa diskutuar e konsultuar me prodhuesit e vendit. “Ekonomistët e qeverisë nuk mund të kenë prioritet ndaj ekonomisë prodhuese”, tha Kurti. Kryeministri tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojë si e tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME