Categories Lajme

Heroinë e ndarë në doza, prangoset 34-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës bën të ditur se ka arrestuar një 34-vjeçar i cili shpërndante doza heroine në kryeqytet.

Arrestimi është bërë pranë rrugës së Kavajës, ku 34 vjeçari është kontrolluar fizikisht dhe sipas policisë i janë gjetur doza të vogla të gatshme për shitje.

“Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla, nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje. Vihet në pranga 34-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në të dhënat e marra në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë, menjëherë organizuan punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin F. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. G. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje.

Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në Rrugën e Kavajës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thekson Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME