Categories Lajme

Heronj e shembuj frymëzimi/ Kushi: Mësuese Vjollca Musha kontribut në arsimimin e brezave

Vjollca Musha, mësuese e diturisë së natyrës në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Tiranë prej muajsh po jep kontributin e saj të veçantë për xhirimet e orëve mësimore në kanalin e dedikuar “RTSH Shkollë”. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, solli sot shembullin e Vjollcës, mësuese e arsimit fillor prej 27 vitesh.

“Në këtë hapësirën time sociale kam vendosur që herë pas here t’ja kushtoj edhe atyre njerëzve të vërtetë në fushën e arsimit që me punën e përditshme e të palodhur, me sakrificë e gjithmonë në heshtje, janë heronj e shembuj frymëzimi në arsimimin e brezave. Një ndër to është edhe mësuese Vjollca, mësuese e arsimit fillor prej 27 vitesh, e cila tani jep mësim në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në kryeqytet”, – theksoi Kushi.

Ministrja Kushi u shpreh se “bashkëautore e tekstit të lëndës “Dituri Natyre” për klasat 3-5, “Mësuese Mjeshtër”, autore e teksteve të ndryshme në TIK, bashkëpunëtore e ASCAP dhe trajnere që nga viti 2010, mësuese Vjollca ndër të tjera jep prej muajsh kontributin e saj të veçantë për xhirimet e orëve mësimore në kanalin e dedikuar “RTSH Shkollë”. “Faleminderit mësuese Vjollca dhe mirënjohje e respekt për çdo mësues tonin”, – tha Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME