“Infermieret janë qenie speciale. Ato kanë një dëshirë të madhe të kujdesen për të tjerët, gjë që i bën luftëtarët më të mëdhenj të së keqes”.
Kështu u shpreh sot deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i cili solli shembullin e Dashurije Dapit, infermiere në njësinë Baldushk. Prej 42 vitesh, ajo i shërben çdo qytetari që troket në derën e Qendrës së tyre Shëndetësore. Sot, është në vijën e parë të frontit.
“Gjithmonë pranë njerëzve në nevojë dhe me shumë dashuri për punën e saj. Humaniteti i saj dhe solidarizimi në këtë kohë pandemie është i jashtëzakonshëm. Në Baldushk, gjatë këtyre ditëve, ajo troket derë më derë duke i ofruar shërbime shëndetësore njerëzve në nevojë. Forcë e mbinatyrshme njerëzore”, tha Bushati.



