Categories Lajme

Hetimet/ Atentati ndaj Kazës në Belgjikë, publikohen pamjet e vrasësit të dyshuar!

Policia belge ka publikuar për herë të parë foto nga autori i dyshuar i vrasjes së Agustin Kazës, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje në Belgjikë vitin e kaluar.

Autoritetet vendase i bëjnë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë policinë nëse kanë informacion për vendndodhjen e autorit të dyshuar të vrasjes.

Mediat belge raportojnë se policia belge ka lëshuar një urdhër të tretë kërkimi në kuadër të hetimeve për vrasjen e Agustin Kazës, ngjarje e ndodhur më 28 prill 2024, në lagjen Schaerbeek të Brukselit.

Viktima, Augustin Kaza, 44 vjeç, u qëllua për vdekje në tarracën e një kafeneje, në një krim që tronditi opinionin publik.

Zyra e prokurorit publik të Brukselit ka publikuar deri tani tre njoftime zyrtare kërkimi, për tre persona të ndryshëm, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje.

I dyshuari i parë, u identifikua në maj 2024 përmes kamerave të sigurisë. Ai kishte veshur një kostum të errët me një vijë të kuqe në shpatulla, kapelë dhe kapuç. Lëvizte duke çaluar dhe u pa duke u larguar drejt Rue Ernest Laude.

I dyshuari i dytë, 1.80 m i gjatë, me trup mesatar, fytyrë të dobët, flokë të errët dhe mustaqe. I veshur me xhinse gri të errëta dhe një xhaketë të zezë me kapuç.

I dyshuari i tretë (kërkohet aktualisht). Policia kërkon ndihmë për të identifikuar një burrë me trup të shëndoshë, të veshur me xhinse gri të errëta, një bluzë me kapuç të zi dhe kapelë të zezë.

Roli i tij në ngjarje nuk është sqaruar ende, por hetuesit e konsiderojnë një person kyç në zbardhjen e çështjes.

Kujtojmë se Kaza, 44 vjeç u qëllua me armë zjarri më datë 28 prill 2024 në tarracën e një kafeneje në komunën e Schaarbeek në Bruksel.

Agustin Kaza ka qenë në tarracën e një kafeneje duke pirë, kur autori i maskuar ka kaluar pranë tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME