Categories Lajme

Hetimet kanë kapur një provë te maskat e atentatorëve

Policia ka gjetur dy maska në makinën e braktisur në një fshat të Ishmit cfarë mund të cojë në gjurmët e atentaorëve të Prokurorit Arjan Ndoja, shoferi Andi Malko dhe miku i tij, Landi Muharremi.Djersa apo gjurmë të tjera të lënë në maskat që kishin vendosur në kokë  mund të jetë prova thelbësore.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se maskat në të cilat u pikasën gjurmë pështyme u gjetën bashkë me 2 kallashnikovët të tipit AK-47 brenda automjetit që përdorën autorët.Atentati ndodhi pasditen e djeshme teksa prokurori Ndoja po udhëtonte me Muharremin dhe Malokun në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa “AA 333 ZD”, pranë mbikalimit të Shkozetit. Të tre këta persona mbetën të plagosur, por vetëm gjendja e Malokut dhe e Muharremit paraqet rrezik për jetën.

Deri më tani, në Polici janë shoqëruar mbi 20 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave, ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME