Categories Lajme

Hetimi pasuror/ Prokuroria i bllokon pronat, si tentoi Alda Klosi t’i shpëtonte pasuritë nga sekuestrimi

Pas zbulimit të 550 mijë euro në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetim pasuror për ish-drejtoreshën e Kabinetit të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Paralelisht me hetimin për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Deklarim i rremë para prokurorit” dhe “Mosdeklarim apo Fshehje të pasurisë”, tashmë prokuroria e kryeqytetit ka nisur një hetim pasuror për të zbuluar pronat dhe llogaritë bankare të Alda Klosit, burrit të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

“Ora News” mëson se disa nga pronat në Tiranë janë bllokuar në hipotekë, pasi kishte tratativa për tjetërsimin e tyre, tek persona të tretë. Sipas prokurorëve, hetimi pasuror ka nisur me qëllim marrjen e pasurive që Alda Klosi, nuk është në gjendje t’i justifikojë.

Për këtë çështje që fillimisht u raportua si vjedhje e kryer në bashkëpunim, kanë folur duke bashkëpunuar me prokurorët dy të arrestuarit, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi.

Pas dëshmisë së nënë e bir, në prangat e policisë dhe prokurorisë, mbrëmjen e të premtes përfundoi dhe Alda Klosi, e besuara e ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit si dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Qëllimi i prokurorëve të Tiranës, është vetëm zbardhja pronarit dhe burimit real të krijimit të shumës financiare, prej gati 600 mijë euro. Këtë shifër Alda Klosi, e mbante në banesën e saj, ku jetonte në kompleksin “Orion Konstruksion” që ndodhet tek rruga e “Kosovarëve” në Tiranë.

Për këtë çështje që fillimisht u raportua si vjedhje e kryer në bashkëpunim, kanë folur duke bashkëpunuar me prokurorët dy të arrestuarit, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi.

Pas dëshmisë së nënë e bir, në prangat e policisë dhe prokurorisë, mbrëmjen e të premtes përfundoi dhe Alda Klosi, e besuara e ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit si dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME