Categories Lajme

Hetimi për inceneratorët/ Deputeti socialist përfundon në SPAK pas Armando Subashit

Deputeti i PS-së Alqi Bllako ka qenë gjithashtu në SPAK krahas Armando Subashit për t’u marrë në pyetje në lidhje me aferën e inceneratorëve. Bllako ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh, për të cilat duket se ka dhënë shpjegime në SPAK.

Kujtojmë që emri i tij është përmendur disa herë, ku nuk kanë munguar edhe akuza nga opozita në drejtim të Bllakos. Një ditë më parë, ishte kryedemokrati Lulzim Basha që deklaroi se babai i Alqi Bllakos, paguhet nga inceneratorët me një pagë prej 10 milionë lekësh në muaj.

Bllako ka reaguar më herët në lidhje me akuzat që i janë bërë mbi inceneratorët duke thënë se pavarësisht rolit që ka patur në Ministrinë e Mjedisit ai nuk ka patur asnjë ndikim në vendimarrjen mbi ngritjen apo jo të tyre.

“Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre konçesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës”, reagonte Bllako disa muaj më parë.

Në SPAK ka shkuar për të dëshmuar edhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Prej më shumë se 2 orësh e gjysmë, ai ndodhet në Prokurorinë e Posaçme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME