Categories Sport

Higuain injoron keq CR7, e heq nga lista e sulmuesve më të mirë. Ja ç’vend rezervon për Messin dhe “Fenomenin”

Gonzalo Higuaín, pavarësisht fazës së tij të fundit te Juventusi, ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në kontinentin europian për shumë vite. Së pari te Real Madridi, pastaj te Napoli dhe fazën e parë të periudhës së tij me “Zonjën e Vjetër”. Përveç kësaj, ka qenë një prej partnerëve më të rregullt të Leo Messit në ekipin kombëtar argjentinas, me të cilin pranoi kohët e fundit se kishte krijuar një duet të mirë.

Ai u largua nga “Los Blancos” prej konkurrencës shumëvjeçare me Karim Benzema. Atje përkoi me Cristiano Ronaldon për herë të parë (më vonë do të ishin shokë skuadre në Torino), shënuesi më i mirë i klubit galaktik. Për këtë arsye, deklaratat e bëra në ESPN janë pjesërisht të habitshme, në të cilat ylli portugez nuk është përfshirë nga argjentinasi në mesin e sulmuesve më të mirë jo vetëm të momentit:

“Aktualisht, për mua, më të mirët janë Lewandowski, Haaland dhe Benzema. Karim ka qenë atje për një kohë të gjatë, në elitë prej 12 vitesh. Lewandowski, kudo që ka luajtur, ka shënuar dhe fituar. Haaland është një premtim i madh, me një të ardhme të madhe. Ai më befasoi, është një sulmues i shkëlqyeshëm”. Higuain i renditi këto emra, para se të kalonte në elitën e historisë së fundit, ku ylli nga Madeira nuk shfaqet: “Në histori kemi Suárez, Lewandowski, Cavani, Benzema, David Villa, Ibrahimovic”.

Sidoqoftë, është një lojtar, që e vendos mbi pjesën tjetër, siç shpjegon më poshtë: “Dhe më i miri që, për ironi të fatit, është në pension: Ronaldo (Nazario). Unë gjithmonë kam dashur të jem si Ronaldo, gjithmonë kam dashur ta kopjoj atë”. Përveç kësaj, ai vlerësoi Messin: “Leo është magjik. Gjithçka tek ai është e natyrshme. Ai lindi në këtë mënyrë, është në ADN-në e tij, bën gjithçka pa u lodhur. Gjërat për të cilat të gjithë duhet të luftojnë, Leo i bën krejt natyrshëm. Kjo është ajo që e bën atë unik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME