Categories Politike

Himara shkon në BE, Greqia: S’ka intregrim për Shqipërinë pa respektuar minoritetin!

Ministria e Jashtme greke i ka kërkuar përfaqësueses së BE, Federica Mogherinit dhe komisionerit Johannes Hahn që ta trajtojnë me seriozitet çështjen e minoritetit grek në Shqipëri.

Në letrën drejtuar nënkryetarit të parlamentit grek George Sourla, në lidhje me informacionin e kërkuar prej këtij të fundit, zv/ministri i Jashtëm grek, George Katrougalos shprehet se e ka trajtuar me seriozitet çështjen e pronave të minoritetit grek në Himarë dhe se po e ndjek atë me shumë kujdes.

Prona që minoriteti pretendon se shteti shqiptar po ua merr me te padrejte.

Katrougalos thekson gjithashtu se I ka kërkuar përfaqësuesve të BE që t’i kushtojnë rëndësi çështjes së minoritetit grek pasi është dhe një pikë që do t’i shërbejë integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ministria e Jashtme grek po ndjek me shumë vëmendje çeshtjen e minoritetit grek në Himarë në lidhje me çeshtjen e parcelave të tokës. Ne kemi informuar përfaqësuesit e komuniteti kombëtar dhe në veçanti Frederica Mogherinin dhe Johannes Hahn, të cilëve u kërkova që ta trajtojnë me seriozitet dhe t’i kushtojnë rëndësi gjendjes së minoritetit grek.  Dhe I kemi kërkuar dhe palës shqiptare që të respektojë të drejtat e e minoritetit grek jo vetëm për të ruajtur marrëdhënien dypalëshe por edhe për shkak të integrimit në Bashkimin Europian.”

a.cupaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME