Categories Lajme

Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tavolina”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit


Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tavolina”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tavolina”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishin përshtatur një lokal, për organizimin e lojës “Poker”, procedohen penalisht pronari dhe administratori i lokalit.

Gjithashtu, procedohen penalisht 5 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal.

Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker” dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas kishin përshtatur një lokal, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Tavolina”, në kuadër të të cilit u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Q. Dh., 65 vjeç dhe M. K., 51 vjeç, të dy banues në Himarë.

Nga kontrollet, shërbimet e Policisë konstatuan se lokali në pronësi të 65-vjeçarit dhe që administrohej nga shtetasi M. K., ishte përshtatur për organizim të lojës së fatit “Poker”, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për 5 shtetas të tjerë që u kapën duke luajtur në këtë lokal, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë për lojën “Poker”, letra dhe çipsa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME