Categories Lajme

Himarë-Sarandë\ Vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme, gjatë vijës bregdetare, për respektimin e aktit normativ që ndalon muzikën në mjediset e hapura

Himarë, Sarandë Vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme, gjatë vijës bregdetare, për respektimin e aktit normativ që ndalon muzikën në mjediset e hapura. Nuk respektuan orarin e përcaktuar për ndalimin e muzikës, procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh dhe 1 shtetas tjetër, i punësuar si deejay, në Livadh, Sarandë dhe Ksamil.

Gjatë kontrolleve në territorin e bashkive Himarë dhe Sarandë, në kuadër të planit të masave për zbatimin e aktit normativ që parashikon orar për vendosjen e muzikës, në mjediset e hapura, në qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare, shërbimet e Policisë kanë konstatuar tre subjekte në të cilat vendosej muzikë, pas orarit të përcaktuar, në Livadh, Sarandë dhe në Ksamil.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin: – D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti në plazhin Livadh.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasit: – D. P., 47 vjeç, banues në Mallakastër, administrator i një lokali në lagjen nr.1, Sarandë; – D. D., 23 vjeç, banues në Sarandë, menaxher i një lokali në plazhin e Ksamilit dhe F. M., 26 vjeç, i punësuar si DJ në këtë lokal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë iu bën thirrje administratorëve/pronarëve të subjekteve që zhvillojnë aktivitete me muzikë, në ambiente të hapura, të respektojë oraret e përcaktuara në aktin normativ në fuqi, që të mos përballen me penalitete, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional. #112PoliciaeShtetitmëpranëpushuesve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME