Categories Lajme

Hiqet si i verbër dhe merr Kemp,‘kapet mat’ me llastik uji në dorë: Po jo moj motër

Emisioni “Stop” ishte në fshatin Shirgjan të Elbasanit për një denoncim, që lidhet me Jorgo (Zani) Çehu. Ai prej vitesh merr Kemp për verbërinë e po kështu bashkëshortja merr kujdestarinë për të.

Fotot dhe videot që “Stop” disponon tregojnë, se Jorgo apo Zani, i kryen lëvizjet e punët pa asnjë vështirësi.

Ai jeton në Greqi, por të që marrë pagesat i duhet që të vijë në Shqipëri çdo 6 muaj. Në Njësinë Administrative Shirgjan, “Stop” kërkoi fillimisht administratoren Drita Cerri, por ajo u zhduk dhe gazetarja mori takim me mjeken e familjes së zotit Jorgo.

Kjo e fundit shpjegoi, se pacienti në fjalë është plotësisht i verbër dhe po të mos e mbajë e shoqja, mund të bjerë në kanal.

Mjekja: Është i verbër zemër! Janë genetike.

Gazetarja: Nuk shohin fare doktoresha?

Mjekja: Nuk shohin, e merr e shoqja përdore.

Gazetarja: Ju e keni diagnozën?

Mjekja: Si nuk e kam, diagnozë e kartelë, tashti bëri atë vendimin e Kempit, e rinovoi. E shoqja merr kujdestari. Pardje ishin këtu, të dy ishin këtu.

Gazetarja: Ju po më thoni, që ai nuk ka mundësi, të bëjë asnjë lloj pune?

Mjekja: Ua… ai nuk sheh fare, moj zemër. Ai desh u përplas te hekurat, po mos ta kishte mbajt e shoqja. Ky ka vite, që është i verbër.

Gazetarja: Ai nuk ecën dot vetë, domethënë?

“Stop” shkoi në shtëpinë e pacientit dhe e gjetën duke larë oborrin. Bashkë me gruan, bashkëshortët mohuan, që Kempin e marrin padrejtësisht.

Gazetarja: Bashkë me bashkëshorten, bashkëshortja merr kujdestari, ju keni verbëri të plotë dhe i bëni të gjitha punët vetë.

Jorgo Çehu: Çfarë punësh kam bërë unë moj motra ime? Ku kam bërë unë punë? Unë nuk kam bërë asnjë lloj pune vetë. Asnjëlloj pune. Unë me shoqërues nuk dal deri aty.

Gazetarja: Ti qenke duke larë oborrin?

Jorgo Çehu: Çfarë oborri? Oborri është këtu… Jam unë që rri këtu.

Gazetarja: Si e shpjegoni që vini vetëm për të bërë rinovimin e Kempit nga Greqia?

Jorgo Çehu: Jo moj motër ça…

Jorgo Çehu: Ça të shoh? As 1% ça do shoh. Unë dal me shoqërues kudo ku vete.

Gazetarja: E kuptoj, por nuk ishte kjo situata, kur ju kemi parë nëpër video, nëpër foto që na kanë dalë. Ne na kanë ardhur foto dhe video duke vjelë rrush në Greqi?

Jorgo Çehu: Rrush unë? Ça thua moj motër.

Gazetarja: Duke bërë pazarin i vetëm në rrugët e Greqisë.

Jorgo Çehu: Po ça thua moj motër ça thua.

Gazetarja: Edhe këtu besoj se po ju tregonte gruaja se ku ta lanit oborrin?

Jorgo Çehu: Jo moj motër, këtu markushi.

Gazetarja: Zonjë je në shkelje të ligjit. Nëse zotëria ka një problem të vogël me syrin mund të trajtohet për atë që ka, por jo verbëri të plotë.

Jorgo Çehu: Unë kam verbëri të plotë.

Gazetarja: Një i verbër i plotë nuk lëviz nga karrigia.

Zegjine Çehu: Burri im ka 5 vjet që nuk punon në kurbet.

Gazetarja: Jo më larg se 2020 na ka ardhur fotoja duke vjelur rrush.

Zegjine Çehu: Nuk e di kush ka qenë ai që ju ka sjellë ju këtë informacion.

Gazetarja: Jo, nuk e di unë ku e keni guximin ju që gënjeni dhe vidhni shtetin në dritën e diellit.

Jorgo Çehu: Dokumentet janë të rregullta.

Ndërkohë nga Shërbimi Social Shtetëror na pohuan, se Jorgo Zani Shehu ose Zani Çehu, ka statusin e të verbrit me pagesë 13 525 lekë secili, pacienti dhe kujdestari./Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME