Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shqipëria

Deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithe vëndin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes perëndimore. Por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës; pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë reshje në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë 24 – orëshit; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit. Parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat Jugore të Kosovës. Ndërsa në zonat veriore herë pas here vranësirat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave por herë pas
her priten edhe intervale me kthjellime. Më të dukshme; vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjenruar reshje të pakta shiu. Ndërsa gjatë natës vonë; do të theksohen vranësirat në të gjithë republikën e MV.

Rajoni dhe Evropa

Mbetet me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash Lindja e kontinentit. Gjithashtu; gadishulli Iberik si edhe brigjet e Egjeut doi të dominohen nga moti i qëndrueshëm, ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Ndërsa; Ballkani Veriperëndimor, Europa Qëndrore si edhe vendet nordike pritet të jenë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME