Categories Lajme

“Hiqja prizën!”, Ilir Vrenozi përballet live në emision me të birin: Ore vaksinë të ka bërë Salianji? Rastësi ishte që mua më çojnë në komisariat dhe ty në podium?

Babë e bir, por me bindje të ndryshme sa i takon politikës. Bëhet fjalë për korçarin e famshëm të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, që njihet si përkrahës i flakët i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është përballur në një emision me të birin, Enri Vrenozin, që mbështet kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Të dy kanë qenë të ftuar në ‘ Të paekspozuarit’ në MCN TV, ku debatuan dhe i treguan publikut pikëpamjet e ndryshme që ndajnë për luftën në PD.

Pjesë nga biseda: Enri Vrenozi: Qëndrimi im ishte krah Lulzim Bashës, për një Shqipëri më të mirë, jo një Shqipëri që mbahet peng nga një kastë politike, që ka refrenin e njëjtë. Jemi mësuar që në vitin 1990, e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Tani po shkon viti 2022, dhe ne po thërrasim sërish e duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Ilir Vrenozi: Hiqja ore spinën këtij!

Ylli Rakipi: Jo, jo, ai do flasë tani.

Enri Vrenozi: Ka ardhur momenti që studentët të tregojnë që e ardhmja jemi ne.

Ilir Vrenozi: Prit, mbaje tani. Dy ditë para se të vinte Basha, bëj një status unë, që pasnesër Lul Bashën do ta presim siç na priti në 8 janar. Ca Bashistë më kërcënojnë, mos u afro se do t’ju thyejmë kokën. Unë u mërzita me këtë (djalin), sepse ky më thotë mua hiqi këto statuse që ke vënë. I thashë, ore në vend t’i thuash atyre, ti më thua mua. Më merr Salianji mua në telefon, më thotë pësnesër do ma lësh djalin. Unë e kam lënë, në 18 dhjetor, a ishte ti aty te ajo e kukumjaçkave.

Enri Vrenozi: Kamerat janë të hapura për gjithë publikun. Isha delegat aty. Pamjet janë në Pallatin e Kongreseve. Duhet ti themi Foltores, në stadium ishin vetëm disa kartona…

Ilir Vrenozi: Po aty në Pallatin e Kongreseve ishin 5 mijë?

Enri Vrenozi: Ishin 5004 vota të rregullta, të çertifikuara.

Ilir Vrenozi: Ore vaksinë të bën Salianji ty?

Enri Vrenozi: Në stadium u bë proces pa logjikë, pa u depozituara në sekretariat.

Ilir Vrenozi: Hiqja prizën! Më merr Salianji dhe thotë do na e lësh djalin. Nuk e lë i thashë, meqë ndodhi kjo, që më kërcënuan. Mora një si tip inati, i thashë po hyre aty do hyj të të heq zvarrë. Kur ju thashë nuk e lë. Më merr një oficer policie në telefon. Më tha të kërkon shefi i komisariatit për sqarim. Siç e tha edhe Presidenti që e kam mik, se i shkruajta. Më tha ruaj qetësinë. Vajta në polici. Ky nuk e kishte vendosur që do shkontë apo jo. Kur futem në komisariat i hapet rruga këtij, I thonë hajde se babain e sistemuam.

Enri Vrenozi: Kjo nuk është e vërtetë. Unë isha në kinema Millenium që në orën 15:17.

Ilir Vrenozi: Rastësi ishte që mua më çojnë në komisariat dhe ty në podium? Më thanë dyshohesh se do t’i shtiesh me vezë Bashës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME