Vrasësit serial, Rose West dhe Myra Hindley, ishin në një marrëdhënie sekrete, në kohën kur të dyja vuanin dënimet në burgun e Durhamit, por West u detyrua që të ndahej nga Myra me pretendimin se ajo ishte tepër e “rrezikshme”. Ato kishin një lidhje sekrete, një histori dashurie të këndshme, pas hekurave! Por sidoqoftë, marrëdhëniet raportohet të kenë përfunduar vetëm pak muaj më vonë.
Pretendimet vijnë të shkruara në një libër të ri në lidhje me vrasjet e rrëmujshme të rrugës Cromwell, shkruar nga ish-avokati i West-it, Leo Goatley, raporton Mail, përcjell Top Channel. Avokati e përfaqësoi atë në gjyqin e saj në 1995, me burrin Fred, për vrasjen e dhjetë vajzave dhe grave të reja dhe e vizitonte atë rregullisht në burg.
Libri pretendon se West kishte përleshje me Hindley kur ato të dyja ishin në burgun e Durham. Ato u lidhën kur West u mbajt në paraburgim në vitin 1995, sipas librit të Z. Goatley ‘Understanding Fred & Rose West’.



