Categories Lajme

Historia e 53-vjeçares në kushte të vështira financiare/ Samijes i mundësohet punësim në QSUT

Samije Gerbeti tashmë është punonjësja më e re në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Pasi historia e saj u bë publike në median televizive ku deklaroi se do shiste veshkën për të përballuar jetesën, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, është njohur me rastin dhe u kujdes që 53-vjeçares t’i mundësonte një vend pune në QSUT. Samija preku qytetarët me historinë e saj, pasi kërkonte të shiste veshkën për të përballuar jetesën, për shkak të vështirësive ekonomike në të cilat ndodhej.

Në një emision televiziv Samije Gerbeti tha se “nuk mund të paguante dot qiranë e shtëpisë pasi i mungonin të ardhurat”. Tashmë Samija do të punojë si sanitare në QSUT dhe puna do t’i mundësojë edhe bashkimin me fëmijët e saj, që i kishte dërguar në jetimore për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ajo ka falënderuar Ministren dhe Drejtorinë për mundësinë e dhënë. “Ju faleminderit juve dhe ministres, kaq shumë lekë sa rroga, nuk i kam parë ndonjëherë”, është shprehur 53-vjeçarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME