Categories Showbiz

Historia e dhimbshme e 85-vjeçarit që kërkon nuse: Veç të llafosem për shpirtin tim

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 85-vjeçari. Abdulla Cekani rrëfeu në studio se prej 15 vitesh, gruaja e tij ka ndërruar jetë dhe që prej asaj dite ai ndihet i vetmuar. Jeton me nusen dhe djalin e tij, por marrëdhënia me ta nuk është aspak e mirë, prandaj ai ka vendosur të gjejë një grua në mënyrë që të kalojë me të pjesën e mbetur të jetës.

85-vjeçari i është drejtuar programit dhe kërkon gjithashtu që partnerja e tij të plotësojë disa kushte.

Mirela Milori: Ti ke ardhur se ke një kërkesë, thua që të kesh një partnere jete?

Abdulla Cekani: Po ta kesh për në fund, se jam mirë unë, po si dihet si del puna.

Mirela Milori: Pse kërkon në këtë moshë të gjesh një grua?

Abdulla Cekani: Po të më gjendet në fund, ku i dihet bëhem keq unë, se e shoh terezinë që s’kam përkrahje, ja shoh planin. E dua fshatare të jetë me pension, jo qytetare.

Mirela Milori: Nuk e do qytetare?

Abdulla Cekani: Po qytetare nuk vjen atje ajo, nuk vjen atje ku jam unë dhe unë në qytet s’vij dot.

Mirela Milori: Për çfarë e do një grua në këtë moshë?

Abdulla Cekani: Po të flasësh një llaf me të, të pish kafe me të, të lan robat, për të gjitha problemet. Dhe të re nuk e dua, të jetë me pension, se të re nuk e dua.

Mirela Milori: Nuk është më e thjeshtë të rregullosh marrëdhëniet me nusen e djalit dhe fëmijët, sesa të fillosh ti hysh angazhimeve, të gjesh një grua në këtë moshë?

Abdulla Cekani: Ne të rregulluar jemi, por mbeta si i veçuar e kupton.

Mirela Milori: Je i vetmuar?

Abdulla Cekani: Ha njëçik bukë aty unë dhe rri mbas sobës, ata flasin, por mua s’më pyet njeri.

Mirela Milori: Ja ke thënë djalit që dua të kërkoj një grua?

Abdulla Cekani: E dinë ata, kam kohë që e kërkoj këtë punë.

Mirela Milori: Çfarë thotë djali?

Abdulla Cekani: S’thotë gjë djali, bile nusja thotë nuk e gjete një grua të na hiqesh qafe.

Mirela Milori: Po vëllezërit motra?

Abdulla Cekani: Motrat thotë na fëlliqe po gjete grua, mos përmend grua në këtë moshë. Po unë kam keq, e marr për shpirtin tim, për veten time, se marr për ato./ tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME