Categories Lajme

Merrnin deri në 40 mijë euro nga kri minelët shqiptarë, arre stohen 6 policë në Greqi. Skema e përdorur

Gjashtë oficerë policie të cilët shërbenin në ë departamentet e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës janë arrestuar nga policia greke si të përfshirë në një grup që ofronte mbështetje për personat e implikuar në krime dhe trafik droge.

a7a875973f504351aa66e524e7f9c84e

Provat e reja zbulojnë se si oficerët e policisë përfituan dhjetëra mijëra euro nga personat e kërkuar edhe për vrasje, duke u dhënë atyre pasaporta të rreme dhe duke i ndihmuar në ngritjen e bizneseve në zonë.

Policët në detyrë kërkuan deri në 40,000 euro për “raste të vështira”. Shumë nga ata që blenë dokumente të falsifikuara nga këta policë u akuzuan për trafik droge.

Në total, janë 33 persona të akuzuar si përfshirë në këtë rrjet, midis tyre edhe gjashtë oficerët e policisë përfshirë edhe një eficere femër, të cilët shërbenin në departamentin e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës si Pagrati, Vrilissia, Elefsina, etj.

Sipas aktakuzës, oficerët e policisë lëshuan dhe furnizuan me pasaporta të huajt, kryesisht kriminelë shqiptarë. Arrestimet e tyre erdhën pas dy vitesh hetime nga Zyra e Brendshme e policisë greke.

Oficerët e policisë dhe bashkëpunëtorët e tyre lëshuan pasaporta për shqiptarët, ku në disa raste ndaj tyre kishte edhe urdhër-arresti evropian ose të tjerë që dëshironin të bënin biznes në Greqi duke vendosur xhamat e dyqaneve. Kjo veprimtari gjeneroi fitime të mëdha, pasi tarifa shkonte nga 5,000 deri në 40,000 euro për rast.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME