Categories Lajme

Historia e familjes shqiptare që ka bërë bashkë Francën

Që nga viti 2016, një çift shqiptar dhe tre fëmijët e tyre jetojnë në Brive të Francës. Por ndaj tyre autoritetet kanë paraqitur një urdhër për dëbim. Ndërsa nga ana tjetër shumë shoqata dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut u kanë dalë në mbështetje.

Në fund të vitit 2015, Sabah dhe Vilma Muhja dhe tre fëmijët e tyre u larguan nga Shqipëria, duke lënë shtëpitë dhe familjet e tyre, jo për arsye ekonomike, por për arsye sigurie.

“Ne jemi në rrezik në Shqipëri: familja jonë është e kërcënuar me vdekje nga njerëz të rrezikshëm”, thotë çifti.  Bashkëshortët shqiptarë kanë marrë së fundmi një kërkesë për të lënë territorin francez nga  (OQFT).

“Në fillim ne u përballëm me vështirësi, por gjatë muajve u integruam dhe u ndjemë të sigurt”, ka thënë më tej çifti, raporton La montagne.

Tre fëmijë në shkollë

Çifti kishte shkuar në Francë që në vitin 2015 dhe kishin qëndruar tek të afërmit e tyre në Brittany . Më pas ata kishin marrë mbështetja nga Qendra e Pritjes për Azilkërkuesit (CADA) në Brive. Pas qëndrimit për ca kohë në kamp, familja Muhja ishte dërguar në një apartament.

Fëmijët, të moshës 6, 10 dhe 12 vjeç, shkonin në shkollën Thérése-Simonet dhe Kolegjin Rollinat. Ndërsa  prindërit filluan të mësonin të flisnin frëngjisht në Qendrën Raoul-Dautry dhe në Klubin Courteline.

Një premtim për punësim

Duke pasur statusin e azilkërkuesi çifti nuk kishte të drejtë të punonte. Por nga ndihma sociale që u jepte shteti ata kishin qenë në gjendje të kursenin dhe të blinin një makinë. Shteti i jepte familjes rreth 600 euro.

Vilma, e cila punonte si përkthyese vullnetare për shoqata, ka dhënë edhe provimin Delf B2. Ndërsa  Sabahu, i cili ka punuar si shofer kamioni në Shqipëri, mori një premtim për t’u  punësuar me kontratë të përhershme si murator.

Kërkesa e refuzuar për azil

Kërkesa e tyre për azil u refuzua këtë verë nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi (OFPRA) dhe Gjykata Kombëtare e Azilit. Por, familja shpresonte që me këto shenja integrimi t’u lejohet qëndrimi në prefekturën Corrèze. Por OQFT e hodhi sërish poshtë kërkesën e tyre më 29 tetor.

“Këtë verë ne duhej të largoheshim nga apartamenti për shkak se CADA nuk u kujdes më për ne. Prej disa muajsh ne po jetojmë në dy dhoma në një hotel”, thonë bashkëshortët shqiptarë.

Kjo situatë e pasiguritë është ë lodhshme për çiftin, e sidomos për fëmijët:

“Djali ynë 12-vjeçar pret që policia të arrijë çdo mëngjes për të na kthyer në Shqipëri, ai vendos alarmin para orës 6 që jetë gati që të ikë edhe pse ai nuk dëshiron të largohet. Në Shqipëri, ai duhet të qëndrojë i mbyllur në shtëpi pas kërcënimeve me vdekje, ne duam vetëm të jetojmë normalisht”, tha Vilma.

Një peticion në prefekturë

Shumë e prekur nga kjo situatë, Delphine Leclerc, një nënë e shkollës Simonet, mobilizohet për të “anuluar kërkesën ë OQFT”.

“Ata janë njerëz të integruar dhe shumë punëtorë. Unë nuk i kuptoj arsyet OQFT, që po i dëbon”, tha ajo e indinjuar.

Ndërsa peticioni i nisur për familje ka marrë shumë nënshkrime. Mbështetësit një ditë më parë kanë depozituar në prefekturën e Corrèze firmat e peticionit. (Përshtati në shqip: Tirana Today)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ambulanca përplaset me një tjetër automjet, plagoset pacientja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, në Gjirokastër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjike/ U gjet i pajetë brenda në makinë nga familjarët! Romario Brunga ishte martuar 7 muaj më parë, pista kryesore që po heton policia

Romario Brunga është 25-vjeçari, i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, ditën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arsyeja mister/ Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari! Pistoletën e kishte mbështjellë me çorape

Policia ka vendosur në pranga një 33-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 7 Shkurt 2025

Dashi Më në fund fati në punë ju buzëqesh, dhe nëse keni pritur një përgjigje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi me automjet këmbësorin dhe mjetin bujqësor, kapet 44-vjeçari

44-vjeçari me iniciale F.P. është vënë në pranga në një lidhje me një aksident të…

LEXO ME SHUME