Categories Lajme

Historia e lypësit dhe drejtësisë shqiptare, e dënojnë për vjedhje se gjeti biçikletë tek plehrat

Kush tha që drejtësia nuk është efektive dhe e shpejtë?

Ose që ligji për disa është më i barabartë se për të tjerë ? Agim Reka, një i pastrehë që e siguron jetën duke gërmuar në koshat e  plehrave u arrestua me sukses si hajdut i një biçiklete. Gjatë gjykimit 55-vjeçarit iu afrua avokat nga shteti , ndërsa ai këmbëngulte se nuk kishte vjedhur asgjë, por kishte marrë çfarë gjeti në koshat e plehrave. drejtësia e shpalli fajtor për vjedhje , një vepër për të cilën burri ende nuk e pranon.

Këtë të hënë itinerari i tij ishte nga koshat e plehrave , në drejtorinë e shërbimit të provës, ku Agim Reka duhet të paraqitet dhe të firmosë, si një nga format e drejtësisë që po përpiqet ta edukojë me shërbim prove.

Por i ngjashëm është edhe rasti i një pensionisteje me inicialet F. Hyseni e shpallur fajtore pasi u kap duke vjedhur në një supermarket produktet ushqimore, dy çokollata, një sallam dhe një pako gjalp. Vlera e tyre nga ekspertiza e hetuesve u deklarua në gjykatë në totalin e 330 lekë. Gruaja u dënua me shërbim prove, por që për shkak të një sëmundjeje ajo duhet të sillet pranë shërbimit të provës nga një familjar.

Me një luftë të tillë ndaj endacakëve dhe të pamundurve , me siguri do ju jepet zemër prokurorëve dhe gjyqtarëve që të luftojnë krimin e vërtetë të organizuar si dhe korrupsionin, të cilët pengojnë hapjen e negociatave per anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME