Categories Kuriozitete

Historia e pazakontë e 18 vjeçares…

Një 18-vjeçare e cila ka lindur pa organe seksuale ka zbuluar se beson ende se mund të gjejë të dashur dhe u tregon njerëzve për situatën e saj unike.

Jyoti Gambill-Read nga Hopkins, Minnesota, ka lindur si “interseksuale”, diçka që ajo e përkufizon si “mungesë organesh apo pjesësh seksuale”.

Joy filloi të zhvillohej si djalë brenda mitrës për rreth 12 javë derisa procesi ndaloi.

Ajo e identifikon veten si femër dhe që në moshë të hershme merr suplemente estrogjeni.

“E kam parë veten gjithmonë si vajzë, si femër, dhe asnjëherë nuk kam pyetur se çfarë jam. Përkundrazi, pyetja ka qenë se çfarë do të bëj për veten në të ardhmen,” thotë ajo.

Jyoti nuk e ka lejuar kurrë gjendjen e saj ta frenojë, tani sapo është diplomuar në gjimnaz dhe në vjeshtë do të vazhdojë kolegjin, madje edhe duke dalë me djem.

Dhe Jyoti me ç’duket nuk e ka problem t’u tregojë të dashurve të saj për gjendjen e saj.

Ajo thotë: “Për mua, të dalësh me një djalë në fillim mund të jetë pak e sikletshme, sidomos me djemtë heteroseksualë, sepse duhet t’u shpjegoj kuptimin e “interseksit” dhe se çfarë do të thotë ai në një marrëdhënie.

“Kur ti më shikon, shikon një femër. Kështu që të gjithë e dinë se çfarë jam. Por ka diçka më shumë se kaq.

“Interseksi është një term i evoluar i hermafrodizmit. Ai mund të variojë nga personi në person, por në rastin tim, do të thotë që unë nuk kam as organe të jashtme dhe as organe të brendshme seksuale.

“Gjithashtu do të thotë që nga ana biologjike nuk mund të bëj dot fëmijë.

“Unë do ta përshkruaja veten më shumë si biseksuale ose panseksuale – jam e hapur ndaj çdo takimi, nuk e kufizoj veten në grupe të caktuara. Deri tani nuk kam pasur asnjë marrëdhënie serioze, por jam në të gjitha aplikacionet e takimeve.”

Ajo aktualisht ka njohur Johnny-n nëpërmjet aplikacionit OKCupid dhe për të dy me ç’duket është ndezur një shkëndijë e madhe dhe ata mezi presin të vazhdojnë të njihen më mirë.

Jyoti u lind në Kolkata, Indi, përpara se të adoptohej nga prindërit e saj, Sue dhe Patrick, kur mbushi 3 vjeç.

Sue thotë: “Në fillim isha shumë e lumtur dhe e hapur ndaj mundësisë për të adoptuar një fëmijë interseksual, duke menduar se ajo ka mundësinë të bëhet kushdo që dëshiron. Pastaj e kuptova që po pengoja privatësinë e saj, sidomos kur filloi të rritej. Kuptova se nuk duhej të flisja më askënd për këtë gjë derisa Jo të ishte gati të fliste vetë. Jam shumë krenare për personin që është bërë, ajo është një vajzë e mrekullueshme./Pamfleti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME