Categories Lajme

Dalin detaje të reja nga pla gosja në Elbasanin

Tre persona, dy nga të cilët me armë zjarri janë plagosur pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në një lokal pranë Pallatit të Sportit. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi, ndërsa Fezi Ago është lënduar si pasojë e goditjes me sende të forta gjatë debatit që përfundoi në përdorimin e armës.

Të plagosurit sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorëve, njëri nga të cilët është Gent Faqja i dënuar më parë për vrasje.

Por si ndodhi ngjarja? Sipas informacioneve nga grupit hetimor, tre të plagosurit dhe autorët kanë qenë ulur në një tavolinë në lokal. Pas sherrit, njëri prej autorëve shkoi në shtëpi dhe mori armën e zjarrit tip kallashnikov dhe u rikthye duke i qëlluar. Fatmirësisht plumbat që u zbrazën nga arma e autorit nuk kanë kapur persona të tjerë që kanë qenë në lokal në atë moment.

Pas breshërisë me kallashnikov mbi tre personat që ishin në tavolinë autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit. Ndërkohë që sipas burimeve të Report Tv pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja ka fshehur pamjet e kamerave të sigurisë. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre. Elbasani ka qenë gjithmonë një qytet problematik përsa i përket përplasjes së grupeve kriminale./shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME