Categories Sport

Historia e rrallë: Çoi në vend premtimin ndaj të birit, trajneri kampion shpërthen në lot

Monterrey u shpall kampion Meksike ditën e sotme, duke ia dalë të fitojë titullin për herë të pestë në histori. Festë e madhe te tifozët dhe të gjithë pjesëtarët e klubit. Emocione të forta për të gjithë, sidomos për trajnerin e ekipit. Antonio Mohamed nuk i përmbajti lotët dhe të gjithë menduan se bëhej fjalë për lot gëzimi. Në fakt ishin lot dhimbje, krenarie, malli dhe çlirimi për një betim të përmbajtur.

49-vjeçari nga Argjentina ia kushtoi fitoren e titullit djalit të tij, i cili do jetë gëzuar shumë nga qielli për suksesin e babait të tij dhe ekipit të zemrës. Ishte viti 2006 kur Mohamed fluturoi drejt Gjermanisë për të ndjekur Argjentinën e dashur në Botëror.

Pasi ndoqi çerekfinalen Gjermani-Argjentinë, Mohamed po udhëtonte në një makinë me djalin e tij 9-vjeçar, Ferid dhe disa miq të ngushtë. Në një moment të caktuar, makina e drejtuar nga një 22-vjeçar, që po ecte me 180 km/h, godet atë të Mohamed.

Të gjithë plagosen rëndë dhe gjendja është e keqe. Vogëlushi Ferdi lufton për disa ditë, por nuk ia del të përballojë dëmtimet e shumta fizike dhe humbet luftën me jetën. Në momentin më të tmerrshëm që mund të përjetojë një prind, Antonios i kujtohet premtimi që i kishte bërë Ferid, i cili ishte një tifoz i zjarrtë i Monterrey.

“Një ditë do të stërvit Monterrey dhe do t’i drejtoj drejt fitimit të titullit kampion”, i kishte premtuar babai djalit të tij. Ai premtim u bë qëllimi madhor i jetës së Antonios. Sot, pas plot 13 vitesh e ktheu premtimin në realitet, u ul në pankinë dhe u shkreh në lot dhimbje, malli dhe krenarie, sigurisht duke menduar se ia kishte dalë të lumturonte Feridin e tij. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME