Categories Lajme

Historia e shqiptares që martoi burrin me një grua tjetër: E solla vetë në shtëpi!

Një histori sa e trishtë aq dhe e pazakontë vjen nga Kosova, ku Nurije Istrefi, tani 68 vjeçe sakrifikoi familjen e saj për t’i gjetur një nuse tjetër burrit pasi nuk bënte dot fëmijë. Ajo u martua në moshën 23 vjeçare por pas 17 vitesh, për hir të dashurisë dhe për t’i plotësuar dëshirën për një fëmijë bashkëshortit, vendosi të gjente një grua të dytë për të.

E moshuara rrëfeu për moderatorin Alban Musa në emisionin e mëngjesit në ABC, se si ajo i kishte gjetur dhe e kishte rregulluar nusen e re për ditën e dasmës.  “E kam marrë, e kam sjellë te shtëpia, më shikon gratë se çfarë po bëj. E kam veshur dhe e kam nxjerrë te gratë. Zemra e di, plagët e mia e dinë, prej mërzie por çfarë me bërë.”, tha ajo.

Pas dy vitesh, Nurija tregoi se dhe nusja e re nuk kishte arritur të bënte fëmijë. Më pas, bashkëshorti ishte larguar drejt Gjermanisë, ku ishte njohur me gruan e tretë, e cila i dhuroi më në fund fëmijën që kishte dëshiruar prej vitesh. Tani, ajo ndodhet në një shtëpi të moshuarish në Skënderaj, dhe i vetmi që kujdeset për të është një nga djemtë e bashkëshortit të dytë që të mos i mungojë asnjë gjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME