Categories Showbiz

Shokohet Serbia nga veprimi i përfaqësueses së tyre në konkursin e bukurisë

Miss Interkontinental Serbia, Valentine Petroviç, ka pozuar duke bërë simbolin e shqiponjës dy krenare, teksa qëndronte pranë Miss Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Kjo foto ka “shpërthyer” në rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të shumta nga serbët, shkruajnë mediat atje.

“Vajza në të majtë, Valentina Petroviq. Përfaqësuese e Serbisë? Jo përfaqësuese pa mend në kokë”, thuhet në mbishkrimin e një faqen të Instagramit. Duke dashur të justifikohet, Miss-i ka postuar një deklaratë në Instagram ku kërkon mirëkuptimin e njerëzve për pamaturinë e saj në atë që ajo thotë se është një “situatë spontane”.

“Në një vrull euforie për festën, më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave për një kohë të shkurtër dhe ata më vunë duart se si të pozoja, nuk kisha qëllime të këqija, ishte një pakujdesi momentale dhe budallallëk, spontanitet”, ka shkruar Miss-i, duke u kërkuar falje të gjithëve për të cilët ajo ofendoi dhe i siguroi njerëzit se ajo ende e do vendin e saj pavarësisht kësaj ngjarje.

“Dua t’u kërkoj falje pjesëtarëve të kombit tim, kompanisë sime, familjes sime, të cilët janë hutuar për shkak të fotos, pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër”, ka vazhduar shpjegimin e saj Miss Serbia. “Mora vendimin t’u kërkoj organizatorëve leje për t’u larguar nga gara dhe kështu të çlirohem nga presioni që kam aktualisht. Më vjen shumë keq për këtë, por gjithçka ndodhi në mënyrë të pamatur”, ka thënë më tej ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME