Categories Lajme

Historia e shqiptarit më të kërkuar në Europë…

Edinjo Pulti, 37 vjeç, nga Shkodra, vijon të jetë një ndër shqiptarët  në listën “Most Wanted” të Europol.

E përditësuar së fundmi, në këtë listë janë në total 45 persona nga e gjithë Evropa që kërkon për vepra të rënda penale, pjesa më e madhe e tyre për krime kundër personit, vrasje dhe masakra me shumë të vdekur.

37-vjeçari shkodran kërkohet të arrestohet nga Luksemburgu për tentativë vrasje. Më 2 gusht 2020 ai u përfshi në një përleshje në Pétange të Luksemburgut.

Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë, u përleshën në qendër të qytetit. Sipas Europol, Pulti goditi disa herë me thikë dy persona, njërin prej tyre në bark.

Por ndryshe nga Europol të afërm të Edinjo Pultit kanë hedhur poshtë implikimin e familjarit të tyre në tentativë vrasjeje. Ata kontaktuan me redaksinë e VoxNews dhe treguan versionin e tyre të historisë dhe si ka ndodhur plagosja në Luksemburg.

Familjarët e Edinjo Pultit thanë për VoxNews se Edinjo ka shkuar në Luksemburg për një drekë me shokët e tij, në një lokal që gatuajnë gjëra shqiptare. Edinjoja ka jetuar në Francë bashkë me ne  që jemi familja e tij me letra të rregullta.

“Nuk kemi patur asnjë problem kemi qenë në rregull, atje në lokal ka ndodhur një përleshje mes tyre  dhe duke dashur të largohet ka hipur në makinë bashkë me shokët e tij. Edinjo ka qenë i paarmatosur.

Ka dal një makinë para dhe shoku i tij i cili ka qenë i plagosur me thikë ka dalë nga makina dhe ka marrë një kaçavidë dhe ka goditur personi që plasi sherri.

E theksojmë ka qenë shoku i tij ka bërë 2 vite burg për atë plagosje dhe theksojmë se Edinjo ska prekur askënd me dorë.

Këtë gjë e ka nxjerr ekspertiza e Luksemburgut, kur ka ndodhur ngjarja ata kanë hipur në makinë dhe janë larguar për në Francë.

Një vit pas kësaj ngjarjeje Edinjo ka udhëtuar sërish në Francë dhe nuk ka patur asnjë lloj problem, ai vazhdon dhe jeton ende në Shqipëri”, ka thënë familjari i Edinjos për VoxNews.

Kujtojmë se Edinjo Pulti u arrestua në 2022-shin në vendin tonë, por për shkak të mungesës së një marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun, u la i lirë, duke konsideruar se brenda vendit nuk ka asnjë çështje penale të hapur.

Në listën prej 45 personash që kërkohen nga Europol, 2 shqiptarët nuk konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, përkundër 17 të tjerëve që konsiderohen shumë të rrezikshëm, prej krimeve monstruoze të kryera ndër vite./ VoxNews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME