Categories Lajme

Historia e trishtë e 10-vjeçarit nga Tropoja

Ishte data 17 qershor kur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24, mbërriti denoncimi i xhaxhait të 10-vjeçarit nga Tropoja, i cili sipas këtij të fundit, u largua nga shtëpia dhe u vetëdorëzua në polici, pasi dhunohej nga njerku dhe nëna. Në studio përballë autores Evis Ahmeti, xhaxhai i djalit u shpreh se nëna e 10-vjeçarit pas vdekjes së të shoqit e keqtrajtonte djalin, por edhe fëmijët e tjerë. Ajo e detyronte atë të dilte në rrugët e qytetit dhe të lypte.Por nga ana tjetër daja i djalit shprehet për 10-vjeçarin se ai është një fëmijë që ka qenë shumë i sjellshëm dhe gjithë qyteti i Tropojës e njeh dhe e admiron, pasi jeta e tij ka qenë më shumë në rrugë, sesa në shtëpi. Në mënyrë të drejtpërdrejtë xhaxhai dhe daja akuzojnë nënën e 10-vjeçarit, duke theksuar se ishte ajo që lejoi djalin të largohej nga shtëpia. 10-vjeçari edhe sot e kësaj dite ndodhet në qendër rehabilitimi. Pas dy muajsh nëna e 10-vjeçarit mbërrin në studion e emisionit për të rrëfyer një të vërtetë, e cila ka më shumë se dy muaj që qëndron në heshtje të plotë.

Rrëfimi:
Zamira, nëna e 10-vjeçarit: Çdo gjë që ka thënë xhaxhai i djalit janë gënjeshtra, djalin unë e kam çuar vetë në polici, sepse djali kishte marrë rrugë të keqe, madje disa njerëz në Tropojë e shfrytëzonin duke i futur drogë në xhep dhe ja kam gjetur vetë dhe ja kam thyer edhe telefonin. Unë policinë e kam marrë shumë herë dhe policia nuk e ka marrë për bazë. Djali shkonte në shkollë dhe ikte prej mësimit. Ai ndryshoi që në moshën 8-vjeçare. Në polici e çova unë, sepse ai kishte filluar të mbante drogë. Edhe daja dhe xhaxhai i djalit janë miq dhe pikërisht ata mbajtën anën e njëri-tjetrit. Unë nuk kam pasur një celular dhe prandaj nuk jemi lidhur me emisionin tuaj. Vajzën e futi Abedini për të më shkatërruar mua, ajo nuk ka trokitur kurrë te dera ime, gjithë këtë skenar e ka ndërtuar Abedini, xhaxhai i djalit. Abedini shiti vajzën time duke bërë pazar me miqtë. Nuk e kam nxjerrë për të lypur, kanë gënjyer, Abedini ka gënjyer për gjithçka. Kam 6 muaj që bashkëjetoj me Durimin.

Durimi, bashkëshorti i Zamirës: Unë jetoj prej 6 muajsh me Zamirën dhe djalin e kam gjetur aty, sa më donte mua nuk e donte nënën. Kur e rrihte nëna ai më afrohej mua. Sa kam qenë unë e ka rrahur vetëm një herë në syrin tim. Djalin e nxirrte Abedini të lypte.

Abedini: Ato që thonë ata nuk janë të vërteta, ato janë gënjeshtra, sepse djalin ajo e nxirrte jashtë dhe e detyronte të lypte. Vajzën unë e kam martuar me fustan nusërie. Nëna e vet ka qenë në dijeni dhe e ka pranuar këtë miqësi. Ajo është mashtruese, ajo ka dashur ta largojë edhe vajzën 5 vjeçe. Mbesa është martuar 14 vjeçe, sepse vajza flinte rrugëve dhe ne duhet ta martonim patjetër. Mamaja e saj shkonte lart e poshtë dhe nuk donte t’ja dinte njeri. Nëna e ka braktisur djalin dhe djali nuk kishte rrugëzgjidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME