Categories Kuriozitete

Historia emocionuese/ Lind në moshën 57 vjeç pasi humbi vajzën e saj 13-vjeçare nga kanceri

Një mrekulli e shkencës por edhe e dashurisë. Barbara Higgins është një grua nga New Hampshire, e cila falë teknikave të fekondimit të asistuar lindi në moshën 57 vjeçare. Një fakt i jashtëzakonshëm në vetvete, por që në këtë rast përfaqëson vetëm fillimin e historisë. Higgins arriti të bënte një fëmijë pasi kapërceu një tumor në tru gjatë shtatzënisë dhe humbi një vajzë  tjetër pesë vjet më parë për shkak të së njëjtës sëmundje, Molly, vetëm 13 vjeç.

Barbara lindi më 27 mars. Ajo ka punuar për vite më radhë mësuese e edukumit fizik në shkollën e mesme dhe lindi një fëmijë të  shëndetshëm, Jack i cili peshonte 2 kilogram e gjysmë. “Kam frikë dhe ankth, por tani jam shumë e ngazëllyer,” tha gruaja para se të hynte në spital. Pas vdekjes së Molly, çifti, i cili gjithashtu ka një vajzë tjetër, Grace, kishin menduar për një shtatzëni të re.

Për të mbetur shtatzënë, Barbara dhe burri i saj Kenny Banzhoff, 65 vjeç iu drejtuan një klinike në Boston. Por ishte pikërisht kur të dy kuptuan se, pavarësisht moshës, ata mund të kishin një fëmijë nëna e ardhshme zbuloi se kishte një tumor në tru.

Një pengesë e kapërcyer me shumë guxim deri në shtatzëninë e re. Sidoqoftë, Higgins nuk është gruaja më e vjetër që ka lindur: rekordi aktualisht i përket 66-vjeçares Maria del Carmen Bousada Lara, e cila kishte binjakë në Spanjë në 2006.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME