Categories Lajme

Vëllai i heroit Arjan Sala: Fati i tij ishte paracaktuar, duhet të shpëtonte 25 jetë njerëzish

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë në një lidhje direkte vëllai dhe xhaxhai i Arjan Salës, shefit të sigurisë që humbi jetën nga flakët ku përfshinë një magazinë në një qendër tregëtare në 24 mars. Ishte i ndjeri Arjan Sala që shpëtoi 25 persona, por që mbeti i bllokuar vetë brenda duke humbur jetën. Pas 3 ditesh kërkime mes flakëve të zjarrit ditën e shtune u gjet trupi i pajetë i tij.

Vëllai i Arjanit, Edmon Sala mes dhimbjesh ka pohuar edhe faktin se vëllai i tij mund të ketë qëndruar gjallë 24 orët e para brenda një dhome në magazinë.

Rudina Magjistari: Më tregoni pak, çfarë mund të themi për ngjarjen. Ka qenë e gjatë pritja për të mësuar lajmin, të gjithë ishim me një shpresë të madhe për të zbuluar se ai do shpëtonte, por mesa duket fati i tij ishte paracaktuar dhe misioni i tij ishte të shpëtonte 25 jetë njerëzish.

Edmon Sala: Ishte shumë e vështirë, në momentin që mora vesh lajmin aty tek objekti, isha i pari nga familja që vajta i pari në objekt. Unë po shkoja në shtëpi dhe më tha njëri në telefon që ka rënë aty zjarr dhe ka ngelur dikush i sigurisë aty brenda. Vajta u futa tek dera, çfarë të shihja. Çava gardhin e policisë, u futa tek shkallët dhe ngela, tym, tym, tym, Gërdec, nuk di ç’të them. Kaloi nata e parë me mendimin që do rikthehet, me shpresën që do ia dalim do e nxjerrim. Kaloi dita e dytë, kaloi, dita e tretë, duke u futur në ditën e katërt ora 2 e 30-3:00 u gjet trupi i tij i ndjerë. Ishte në një dhomë aty, edhe kamerat do e kenë parë vendin. Nuk e di çfarë të them.

Rudina Magjistari: Është e vërtetë që Arjani ka qëndruar aty brenda për shumë orë? Pra është bllokuar në magazinë për shumë orë. Nuk e di sa është e vërteta që thonë se ka qenë 24 orë gjallë në pritje të ndihmës.

Edmon Sala: Aty ku është gjetur vërtet që po, është lajm i saktë sepse ne çdo gjë kemi kërkuar, kam pasur dhe xhaxhain në krah, sa e mori vesh ka ardhur dhe kemi qenë gjatë gjithë kohës në terren, por aty ishte fati i tij. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME